Kombinimi i skemave kontributive dhe jokontributive është forma më mbizotëruese e organizimit të sistemeve të pensioneve në botë: 102 vende shfaqen si kontributore, sipas raportit më të fundit të Mbrojtja Sociale 2017-2019, prezantuar nga Organizata Botërore e Punës (ILO).
Evropa dhe Azia Qendrore kanë arritur mbulim relativisht të gjerë për pensionet e pleqërisë. Mesatarisht, 95.2 për qind e personave të moshuar mbi moshën e pensionit marrin pension. Pavarësisht nga kjo prirje e përgjithshme pozitive, disa vende ende përballen me sfida në shtrirjen e mbulimit të pensioneve, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe Perëndimore, ku mbulimi efektiv aktualisht qëndron mesatarisht 82 për qind.
Sfiduese për sigurimin e mbulimit të pensioneve të personave të moshuar shihet veçanërisht Evropa Juglindore. Sipas raportit, në Shqipëri 77 për qind e të moshuarve pas përmbushjes së moshës, janë të mbuluar me një pagesë pensioni. Sipas një krahasimi rajonal, kemi mbulim më të gjerë se sa fqinjët tanë ballkanas. Në nivelin më të ulët ndodhet Bosnja e Hercegovina, me një mbulim prej 29.6 për qind të të moshuarve, në Serbi, kemi të bëjmë me 46.1 për qind, në Malin e Zi pak më shumë se gjysma e të moshuarve me 52.3 për qind. Situata përmirësohet në Kroaci me 57.6 për qind të mbulimit të të moshuarve me pension, në Maqedoni me 71.4 për qind. Në fund të listës për përllogaritjet e raportit në Evropë e Azinë Qendrore qëndron Turqia me 20 për qind, ndërsa kryesojnë të gjitha shtetet e Eurozonës me mbulim 100 për qind.
Shumica e vendeve ku të gjithë personat e moshuar aktualisht marrin pensione të sigurimeve shoqërore janë të vendosur në Europën Veriore, Jugore dhe Perëndimore, por ka edhe disa shembuj pozitivë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore dhe Perëndimore me mbulimin universal të pensioneve të pleqërisë (p.sh. Çekia, Kirgistani dhe Sllovakia).
Mbulesa universale e moshës së vjetër në këto 29 shtete mbështetet në lloje të ndryshme programesh. Për shembull, Holanda, Polonia dhe Rumania mbështeten kryesisht në skemat kontribuuese të pensioneve, ndërsa vendet e tjera plotësojnë skemat e tyre kontribuuese me një skemë jokontribuuese, që mbulon ose të gjithë personat e moshuar (p.sh. Danimarkë) ose vetëm ato nën një prag të ardhurash (p.sh. Belgjika, Izraeli dhe Malta). /Monitor /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen?

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja