Një raport i Transperency International vlerëson se Shqipëria po bën përpjekje mesatare në luftën kundër korrupsionit, ndonëse perceptimi për abuzimin e klasës politike dhe ryshfetin mbetet shumë i lartë.
Një raport i Transparency International, i publikuar të mërkurën vlerëson se Shqipëria po bën përpjekje mesatare për të luftuar korrupsionin. Megjithatë, raporti e rendit Shqipërinë si një ndër katër vendet me klasën politike më të korruptuar në Europë.
Raporti “Njerëzit dhe korrupsioni; Europa dhe Azia Qendrore”, pjesë e Barometrit Global të Korrupsionit është një sondazh i realizuar me 60 mijë njerëz në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore. Në Shqipëri, Transparency International ka intervistuar ballazi 1500 qytetarë gjatë periudhës janar-mars 2016.
Të dhënat e përftuara tregojnë se ndryshe nga Kosova, Spanja dhe Moldavia-vende ku korrupsioni perceptohet si një ndër tre problemet kryesore, në Shqipëri rreziku prej tij konsiderohet mesatar. Transparency International vlerëson gjithashtu se në perceptimin e qytetarëve, qeveria shqiptare po bën përpjekje mesatare për të luftuar korrupsionin.
Transparency International vlerëson megjithatë se në kontrast me këtë perceptim të parë, qytetarët shqiptarë mendojnë se klasa e tyre politike është ndër më të korruptuarat mes vendeve të përfshira në studim.
“Qytetarët e Ukrainës, Shqipërisë, Bosnjes dhe Rumanisë janë më prirur në mendimin se deputetët në Parlamentet e tyre janë shumë të korruptuar. Në këto vende, më shumë se gjysma mendojnë se përfaqësuesit e tyre janë të korruptuar, shifra që rriten në ¾ për Moldavinë,” thuhet në raport, shkruan Lapsi.al.
Paralelisht me korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet ku ryshfeti në këmbim të shërbimeve publike është mjaft i përhapur. Shqipëria ka marrë pikët më të larta në rajon dhe në Europë-çka tregon se kultura e korrupsionit të vogël është gjerësisht e përhapur, duke u renditur në të njëjtin nivel me Rusinë dhe duke lënë pas vetëm vendet e Azisë Qendrore.
Transparency International vlerëson se ekzistojnë një sërë barrierash për qytetarët, për t’i përfshirë ata në strategjitë antikorrupsion. Sipas raportit, shumë njerëz janë të frikësuar për pasojat negative të raportimit apo denoncimit.
“Një ndër tre qytetarë të rajonit mendojnë se korrupsioni është një ndër problemet kryesore me të cilat përballen në vendet e tyre…çka tregon se masa urgjente nevojiten kundër abuzimit me pushtetin dhe marrëveshjeve sekrete,” vlerëson raporti i Transparency International.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova