Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi sot pozicionin negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për grupin e parë të kapitujve i njohur si “Themeloret”.
Në një deklaratë për medie pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka u shpreh se Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”.
“Me këtë vendim dhe me zhvillimet pozitive nga Bashkimi Evropian, vendet anëtare, Komisioni Evropian, Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Sigurisht ky është një proces kompleks, dinamik, me zhvillime shumë pozitive si në drejtim të progresit të Shqipërisë, reformave dhe masave, por edhe në drejtim të BE-së”, tha ajo.
Dhuka informoi se, “në javët që vijnë ne mirëpresim vendimet e vendeve anëtare të BE-së si dhe Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.
Sipas saj, “Shqipëria progreson, thellon reformat dhe avancon për të përmbushur kriteret për anëtarësim”.
Dhuka shprehu bindjen se Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës për t’i përmbushur kriteret për anëtarësim në BE.
E pyetur mbi ndikimin që ka situata e krijuar nga opozita në Kuvend në procesin e integrimit, Dhuka tha se “opozita dhe mazhoranca në Shqipëri janë bashkë për sa i përket anëtarësimit në BE dhe i kanë marrë bashkë këto vendime të rëndësishme”.
Ajo shprehu bindjen se “Shqipëria do të progresojë për t’u bërë anëtarë në BE, pavarësisht situatave të ditës”.
“Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme për anëtarësim, përfshirë këtu Reformën në Drejtësi dhe reforma të tjera të lidhura me funksionimin e institucioneve”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit