LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mbanë stërvitjen e radhës: Tuci i bashkohet grupit, Asllani kalon problemet

Shqipëria mbanë stërvitjen e radhës: Tuci i bashkohet grupit, Asllani kalon problemet

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.

Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.


Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci.

Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta.

Kombëtarja do të mbyllë nesër në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë. Seanca stërvitore është programuar të nisë në orën 10:00 dhe më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Pragës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori