LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria luan pa shikues në EURO 2016?

Shqipëria luan pa shikues në EURO 2016?

UEFA ka bërë të ditur këtë të martë se Kampionati Evropian i kësaj vere, që do të zhvillohet në Francë, mund t’i zhvendos ndeshjet nëpër stadiume të ndryshme nga ato që janë parashikuar si dhe të luhen pa tifozë, sigurisht në një datë të ndryshme nga ato që janë parashikuar, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.

Planet e emergjencës janë hartuar pas kamikazëve vetëvrasës që tentuan të hynin në “Stade de France” gjatë sfidës miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në nëntor të vitit të kaluar.

E pavarësisht se nuk mundën të hynin brenda tij, terroristët mundën të aktivizonin mjetet shpërthyese jashtë stadiumit, si pjesë e sulmeve të koordinuara që lanë 130 viktima në Paris, transmeton TCH.


Vetëm një javë më vonë, një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ajo mes Gjermanisë dhe Holandës, u anulua vetëm pak përpara fillimit, pasi policia dyshoi se një pajisje shpërthyese e gjetur në ambientet përreth stadiumit të Hannoverit mund të aktivizohej.

E mërkura nis zyrtarisht numërimin mbrapsht të 100 ditëve të fundit deri në “Euro 2016”, ndërkohë që në Francë mbetet ende në fuqi gjendja e emergjencës, e vendosur pas sulmeve terroriste të nëntorit.

Në një deklaratë për “Associated Press”, UEFA ka bërë të ditur se “ende nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik, por duam thjesht të jemi të përgatitur”.

Në EURO 2016 do të luajë edhe Kombëtarja shqiptare për herë të parë në një event të tillë. Nuk dihet ende se cila kombëtare mund të jenë në cak të sulmuesve.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori