LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria lehtëson marrjen e pasaportave për shqiptarët e Kretës dhe Rodosit në Greqi

Shqipëria lehtëson marrjen e pasaportave për shqiptarët e Kretës dhe Rodosit në Greqi

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë e Rodos në Greqi, janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.

Përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjitha shërbimet konsullore.

“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Rama.


Ndërkohë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informoi se janë mbi 1 mijë aplikime e shërbime të tjera konsullore, që i janë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë dhe Rodos, për pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimeve të tyre, gjatë javës së kaluar.

“Projekti “Ishujt”, që zbatohet prej më shumë se një viti nga Shërbimet Konsullore në MEPJ-së ka lehtësuar pajisjen e shtetasve tanë me dokumente biometrikë, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori