Nga: Kastriot Dervishi
Sipas rregullores nr.2268, datë 19 nëntor 1968 të Drejtorisë së Tretë, fashikulli personal çelej për të arratisurit, emigrantët ekonomikë pro dhe kundër regjimit, për qytetarët e huaj pro ose kundër regjimit që vizitonin Shqipërinë. Në grupin e këtyre të fundit, u çel edhe fashikulli për Ibrahim Rugovën.
Informacioni i parë biografik për të është i datës 27 shtator 1968 dhënë nga biseda e datës 8 shtator 1968 me emigrantin nga Kosova, Idriz Sadri Zeqiraj.
Më 24 shkurt 1969 plotësohet kartela “Model 4”. Si arsye e regjistrimit shkruhet: “Mban qëndrim të mirë, flet për gjuhën shqipe”. Thuhej se ishte me arsim të mesëm.
Më 10 korrik 1971, punëtori operativ Dervishi Mero përpilon një relacion mbi Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Ismajlin. Informatat e tjera janë nxjerrë si burime të dyta në raporte shkurt-qershorit 1974 nga punëtorët operativë D. Mero, Josif Dedja, Bashkim Bramo. Të gjitha informatat janë me karakter të përgjithshëm. Në këtë kohë, I. Rugova bëri dy vizita në Shqipëri:
– 24 maj deri 4 qershor 1971, bashku me Rexhep Ismaijlin, duke qenë student i vitit të katërt dhe redaktor i revistës “Bota e re”.
– 26 maj 1974 deri 7 korrik 1974, i ftuar nga Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë.
Fashikulli ka një ndërprerje informacioni prej gjashtë vjetësh.
Vizita e tretë e Rugovës, në 5 mars (erdhi nga Qafa e Thanës) – 13 prill 1980 (iku nga Hani i Hotit), kur erdhi i ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, u mor më seriozisht nga regjimi. Për herë të parë u survejua nga grupi për kontrollin e të huajve. Për të mos u kuptuar në dokumentet shoqëruese iu vu pseudonimi “Zdrukthi”. Po kështu paraqiten edhe shoqëruesit e Rugovës, ndërsa i ngjiten pas bashkëpunëtorët, intelektualët “Dragoi” dhe “Bereta”. “Dragoi” madje paguan edhe kafet me mirësjellje e këmbëngulje heroike.
Më 27 mars 1980 “kosovari Ibrahim Rugova” vizitoi Beratin së bashku me Muhamet Prokun (mbase mbiemri i shkruar keq), të shoqëruar nga Miço Samara. Raporton shkurt “Taraboshi”, por pa dhënë asgjë me rëndësi.
Më 10 mars 1981 përcillej nga punëtori operativ Idajet Gurra informacioni se pasi ishte kthyer në Prishtinë, I. Rugova ishte shprehur keq duke thënë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijuese. Shkrimtarët janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë ku ata punojnë”. Mbi këtë informacion, ministri i Punëve të Brendshme, la shënimin: “të përpunohet”. Në masat operative shkruhej se do shihej mundësia e përpunimin në përpunim aktiv 2A. Në fakt nuk shihet të ketë filluar përpunimi i tij.
Më 15 maj 1985, në përpilimin e një informate, punëtori operativ Bashkim Bashllari shkruan: “Ndaj letërsisë së realizmit socialist flet me përçmim e përbuzje”.
Të njëjtën datë vijnë dy informacione të parëndësishme nga Parisi. Ndërsa më 27 korrik 1985 oficeri i drejtimit Remzi Dema, përpilon një informatë tjetër që është përsëritje e të tjerave.
Më 21 korrik 1985 punëtori operativ Pëllumb Moçka shkruan një informatë, e cila në fakt është vlerësuese pasi e cilëson Rugovën “të guximshëm e patriot”, të cilin e mbante puna dhe jo lajkat. Informata e fundit për Rugovën është e datës 15 korrik 1988, e shkruar nga oficeri i drejtimit Hamdi Varoshi, është pozitive, pasi përmend I. Rugovën, Rexhep Qosjen, Sabri Hamitin, Din Mehmetin etj., të cilët kishin mbrojtur interesat e kombit shqiptar në ballafaqim me serbët.
Këto janë në mënyrë të përmbledhur të dhënat e fashikullit në ngarkim të Ibrahim Rugovës, administruar nga Drejtoria e Tretë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në dosje janë futur edhe një fotokopje pasaporte dhe kërkesa për vizë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Si lindi thënia: “Rrejë për tokë e jo për qiell”?
Mehdi Frashëri, grekëve (dhjetor, 1925): Ndaleni shpërnguljen e çamëve, ndryshe largojmë minoritetin grek nga Shqipëria
Shuhet poeti njohur Enver Gjerqeku
NANUSH
“Sofra Dardane”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë