Çmimi i ri referent i aplikuar nga autoritet e Shqipërisë për produktet e patates nga Kosova është hequr sot, kanë thënë ministri në detyrë i Bujqësisë Memli Krasniqi dhe ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi gjatë një takimi që kanë pasur të mërkurën.
Krasniqi tha se në dy javët e fundit kanë pasur komunikim të vazhdueshëm në lidhje me atë që tashmë është bërë temë ditët e fundit me vendosjen e një çmimi të ri referent për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri.
Ai tha se në bazë të një vendimi të sqaruar nga autoritetet e Shqipërisë, nuk do të implementohet çmimi referent.
“Lajmi mirë për sot është se ka pasur një sqarim të vendimit të Doganave, sipas të cilit nuk do të implementimet çmimi referent i paralajmëruar më parë. Ne besojmë te ky përkushtim i Qeverisë shqiptare, por edhe autoriteteve relevante që të vazhdohet me praktikën e kaluar, ku janë pranuar dokumentacionet e transaksioneve bankare ndërmjet ekspertuesve nga Kosovë dhe importuesve nga Shqipëria. Besoj se në këto tri-katër vite ne kemi dhënë shembuj jashtëzakonisht të mirë të bashkëpunimit veçanërisht te fusha e bujqësisë. Unë jam ndier gjithmonë mirë që Kosova qenë tregu ku Shqipëria ka rritur në vazhdimësi eksportet e veta bujqësore, por edhe Kosova ka arritur që të ketë një rritje të ndjeshme të eksportit bujqësor në përgjithësi, duke përfshirë edhe tregun e Shqipërisë”, tha Krasniqi.
Ai theksoi se në këtë drejtim me homologun e tij nga Shqipëria dhe me gjithë zyrtarët e Qeverisë së Shqipërisë kanë pasur një pajtueshmëri që të ketë një qasje lehtësuese ndaj njëra-tjetrës dhe në asnjë mënyrë të pengesave.
Krasniqi shfaqi besimin se nuk do të ketë më probleme të tilla, siç ka ndodhur tash me çmimin referent të patates.
Ndërsa, ambasadori Minxhozi ka siguruar të gjithë prodhuesit e patates në Kosovë që barriera fiskale për pataten është thyer. Sipas Minxhozit, ka qenë një ngërç ose një ndalesë e pa studiuar në planin ekonomik.
Ai konsideron se situata e krijuar ka përfunduar dhe duhet të shtohet intensiteti i bashkëpunimit të përbashkët në mënyrë që situatat e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
“Siguroj të gjithë prodhuesit e patates në Kosovë që barriera e disa ditshme në tregun shqiptarë është prishur, është thyer dhe mendoj që sasitë e planifikuara nga prodhuesit e Kosovës për të eksportuar drejt tregut të Shqipërisë do të shkojnë në destinacion me intensitet më të madh gjatë këtyre ditëve. Organet tatimore, organet doganore dhe të gjitha institucionet fiskale të shtetit shqiptar janë të interesuara që ky proces, i cili është penguar për disa ditë të vazhdojë me një ritëm më të lartë, në mënyrë që mos të krijohet asnjë mungesë në të ardhurat e planifikuara të vëllezërve të tyre që janë prodhues kosovarë në fushën e patates. Duhet të rritet bashkëpunimi në mënyrë që fenomen të tilla të mos ndodhin në të ardhmen dhe mundësitë për këtë ekzistojnë”, tha Minxhozi.
Ai, ndër të tjera, tha se Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës kanë punuar me përkushtim të madh dhe ka arritje drejt unifikimit të tregut, ku sipas tij, në këtë suazë ka rëndësi shumë të madhe tregu bujqësor blegtoral.
Ndërsa, ministri Krasniqi theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë një bujqësi komplementare, ku sezonet nuk janë konkurrues njëra me tjetrën në raste të caktuara edhe për artikujt apo produktet bujqësore të kulturave të ndryshme.
Krasniqi i bëri thirrje të gjithë prodhuesve kosovarë të patates që të vazhdojnë punën e tyre, ku sivjet pret që jetë një vit i suksesshëm me rendimente të larta të patates. Patatja e Kosovës, sipas tij, është konkurruese jo vetëm në tregun e Shqipërisë, por edhe në tregjet tjera. /Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit