LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se BE

Shqipëria, gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se BE

Sigurisht që në kushte të kontrolluara, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, ky rrotullim mund të jetë një eksperiencë gazmore, por jo edhe aq nëse do të ishte i vërtetë. 

Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore. Vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milionë banorë, tregues ky ndjeshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian e madje Kosovës.

“Policia Rrugore duhet të iki nga pritat rutinë nëpër rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë”, thotë Blendi Gonxhja.


Por, a është gati Shqipëria të hedhë këtë hap? Altin Qato shprehet: “Ne kemi shumë akse rrugore kombëtare, por edhe rurale që jo të gjitha i kanë parametrat në nivelin ku ne të heqim punonjësit e policisë totalisht nga këto akse rrugore. Ka disa mangësi dhe të meta që janë burim ose i kthejnë në njolla të zeza siç i quajnë ne”.

Në pjesën më të madhe të rasteve në aksidente përfshihen autovetura, por nuk mungojnë as mjetet e një tonazhi më të madh. Në kushtet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin shumë jetë, duhet punuar me përgatitjen e qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë thonë përfaqësues nga Kryqi i Kuq.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 9-mujorin janar-shtator pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksident rrugor ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori