LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e Kosova e duan qendërmbrojtësin Albert Vallçin

Shqipëria e Kosova e duan qendërmbrojtësin Albert Vallçin

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po shfaqin talentin e tyre në klubet evropiane të futbollit.

Një prej tyre është edhe Albert Vallçi, i cili luan në skuadrën e famshme austriake të Red Bull Salzburgut.

Futbollisti 23-vjeçar ka dhënë një intervistë për portalin “LAOLA1” teksa ka konfirmuar interesimin e Shqipërisë dhe Kosovës.


Albert Vllaçi (Foto Twitter)

“Me të vërtetë kam marrë oferta prej dy kombëtareve – Shqipërisë dhe Kosovës. Te dyja më kanë ftuar që të jenë pjesë e ekipit senior”, tha ai.

Megjithatë, shtatgjati 191 centimetra, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit braktisi Wackerin për Salzburgun, ende nuk ka vendosur se ngjyrat e cilës skuadër do t’i bart.

“Kam ardhur së fundmi te Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momenti”, u shpreh Vallçi.

Ndryshe, futbollisti po vlerësohet si lojtar me perspektiv dhe të ardhme të ndritur në sportin më popullor në botë. /Telegrafi/