Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2016-n, i publikuar nga “Transparency International”, tregon se në vendet e Ballkanit, fenomeni i korrupsionit është gjerësisht i përhapur.
Por sipas tij, krahasuar me raportin e një viti më parë, vetëm Shqipëria dhe Kosova shënojnë përmirësim në renditjen e përgjithshme, ndërsa të gjitha vendet e tjera kanë pësuar rënie.
Shqipëria vlerësohet me 39 pikë, nga 36 që mbante vitin e kaluar, duke u ngjitur me 5 vende në renditje. Ajo rezulton e 83-ta në listën e 176 shteteve, në një kohë kur përpara një viti figuronte në vendin e 88.
Rënien më të madhe në Ballkanin Perëndimor e ka pasur Maqedonia. Duke iu referuar raporteve të saj të fundit, “Transparency International” vlerëson se dobësitë në institucionet e ligjit, në vendet e Ballkanit Perëndimor, janë pasojë e kapjes së sistemit, ku politikanët ushtrojnë një ndikim mjaft të madh në të gjithë sektorët e jetës publike, e duke qenë të lidhur me njerëz të pasur të botës së biznesit apo edhe me rrjetet e krimit të organizuar.
Ndaj këtij raporti reagoi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i cili e përshkroi rezultatin e raportit si reflektim të faktit, që reformat qeveritare po japin rezultat në çrrënjosjen e korrupsionit në vend, duke vazhduar të rrisin për pasojë besimin e qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve shtetërore.
Duke marrë shkas nga raporti i fundit, ministri theksoi se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në 3 vitet e qeverisjes aktuale: Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të, ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende, duke përfshirë rritjen me 5 vende të raportit të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova