LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Vrau me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritet, policia i shkon në spital dhe arreston autorin e krimit makabër

Shqipëri: Vrau me thikë gruan dhe tentoi të vetëvritet, policia i shkon në spital dhe arreston autorin e krimit makabër

Një ngjarje rëndë u shënua ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës. 51 vjeçari Artan Ismalaj me origjinë nga Kruja por me vendbanim në Tiranë vrau bashkëshorten e tij Klarit Ismalaj, 45 vjeçe e më pas tentoi të vras.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Sot policia me anë të një njoftimi zyrtar konfirmon arrestimin e autorit.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë”, njofton policia.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi brenda makinës së tyre tip “Ford” pranë një magazine larg zonës së banuar, ku ka qenë roja i këtij objekti që i ka pikasur e ka shkuar për ti larguar, por është shokuar me pamjet e viktimës të lyer në gjak e menjëherë ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së grupit hetimor të cilët morën në pyetje dëshmitarët, magazina është izoluar por brenda territorit të saj çuditërisht vijoi puna dhe zona nuk është rrethuar si skenë krimi.

Ndërsa ende nuk janë mësuar arsyet e ngjarjes, Top Channel bisedoi me banorët e Bubqit të cilët thonë se çifti nuk jetonte aty, por që mendojnë se 51 vjeçari ka zgjedhur në mënyrë të rastësishme atë zonë të shkretuar me paramendim për të kryer vrasjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori