LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, mbi 6 mijë zyrtarë deklarojnë pasurinë

Shqipëri, mbi 6 mijë zyrtarë deklarojnë pasurinë

Në ditën e dytë të punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit në të cilën është diskutuar për deklarimin e pasurive dhe aseteve nga zyrtarët e lartë.

Në seancën e dytë të kësaj konference u prezantuan praktikat e disa vendeve në rajon dhe më gjerë se si është e rregulluar me ligj deklarimi i pasurisë nga zyrtarë të lartë publik.

Specialisti i politikave për administratë publike dhe kundër-korrupsion, në Zyrën e UNDP-së në Stamboll, Irakli Kotetishvili, ka prezantuar praktikat për shtetin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.


Ai duke treguar për sistemin e deklarimit të pasurisë, ka thënë se mbi 1 milionë zyrtarë publik janë të obliguar të deklarojnë pasurinë.

Kotetishvili shtoi se deklarimi në mënyrë online është më i mbrojtur dhe më praktik se ato fizike.

Sipas tij, për këtë fakt edhe sistemi i Ukrainës është i bazuar në nënshkrimet elektronike.

Ndërkaq, Flori Karaj, inspektor nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, ka thënë se në Shqipëri deklarimi i pasurisë bëhet nga niveli i lartë dhe ai i mesëm.

Po ashtu, deklarimi i pasurisë bëhet edhe për shpenzimet mbi 300 mijë lekë. Për kundër që në Kosovë deklarimi i pasurisë që bëhet fizik, në Shqipëri deklarimi bëhet online.

Karaj foli edhe për rezultat e këtij inspektorati të ngritura në Prokurori, por edhe numrin e deklarimeve.

Sipas tij, vetëm në vitin 2017, në Shqipëri kanë deklaruar pasurinë 6035.

Po ashtu edhe ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Malden Tomoviq ka prezantuar praktikat e deklarimit të pasurisë në këtë shtet, i cili ka thënë investimet në këtë Agjenci ka bërë që sistemi i të dhënave të jetë me siguri të lartë.

Sipas tij, mbi 5 mijë zyrtarë të lartë publik bëjnë deklarimin më Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi.

Çka e bënë më të veçantë këtë Agjenci në Mal të Zi, është se bënë verifikimin e deklarimit edhe në llogari bankare për zyrtarë publik.

Po ashtu në këtë panel të diskutimit, ka qenë edhe Drago Kos, kryesues i Grupit Punues Kundër Ryshfetit (OECD).

Tashmë është duke u zhvilluar seanca e tretë, konflikti i interesit, ndërsa shënimet përmbyllëse dhe deklarata e përbashkët bëhet prej orës 13:30 deri 15.00, ku pjesë e saj do jenë Shaip Havolli, drejtor i AKK për Kosovës, Flori Karaj nga Inspektorati i Shqipërisë, Hasim Shabotiq nga Bosnja dhe Hercegovina, Plamen Ditmitrov nga Bullgaria dhe të tjerë nga Kroacia, Mali i Zi dhe Turqia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori