LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, libri shkollor që nuk njeh Kosovën

Shqipëri, libri shkollor që nuk njeh Kosovën

Në librin e Qytetarisë së klasës së VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon,Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, një ribotim i 2019 i shtëpisë botuese ‘Albas’, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit ku Kosova nuk njihet si shtet i pavarur.

Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët.

“Nuk është vendosur Kosova?? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind.


“Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Është e palejueshme të mohosh Kosovën”, thotë një tjetër.

“Fëmija im s’ka vajtur ende në klasë të 8, por është skandal… por librat kanë budallalliqet  e dynjasë”, shprehet një prind.

“Unë jam dhe nga veriu, ngjitur me kosovën dhe e duam shumë. I bëj thirrje Ministrisë që Kosovën ta vendos në hartë veç nga Serbia”, shprehet një nxënës.

“Një keqardhje e madhe që të mësojmë se Kosova është Serbi”, thotë një tjetër.

Sipas historianit, profesor Petrit Nathanaili, në librin e Qytetarisë është përdorur një hartë e vjetër gjeografike si shkak i papërgjegjshmërisë.

“Ata që e kanë bërë aty nuk kanë qenë të vëmëndshëm dhe për më tepër ata që kanë patur për detyrë për ta kontrolluar nuk kanë bërë detyrën sic duhet. Ajo është hartë e vjetër. Kosova është e pavarur dhe pavarësisht nga fakti sa shtete e njohin apo nuk e njohin, ajo figuron në çdo lloj harte gjeografike apo politike që bëhet aktualisht në Europë, kufijtë e Kosovës si shtet ekzistojnë”, thotë Nathanaili.

Pasaktësi të tilla në librat shkollorë nuk duhet të ketë, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini, megjithatë, shkroi në një status në “Facebook” ajo, se ky është një gabim i paqëllimshëm.

Ministrja shpjegoi se “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë, por grupi i punës nga autori deri te komisioni që ka miratuar botimin, nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”. /tch/

Për të parë videon e kronikës klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori