LAJMI I FUNDIT:

Kursimet në banka u rritën, në nëntor arritën një trilion lekë

Kursimet në banka u rritën, në nëntor arritën një trilion lekë

Depozitat bankare të bizneseve dhe familjeve shqiptare u tkurrën ndjeshëm gjatë nëntorit, për herë të parë që prej prillit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku total i tyre në fund të muajit të kaluar zbriti në 1.18 trilion lekë apo rreth 9.6 miliardë euro, rreth 70 milionë euro më pak se në muajin tetor.

Megjithatë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur depozitat bankare arrinin në mbi 1 trilion lekë, kursimet e shqiptarëve janë rritur ndjeshëm me gati 9.4%.


Që prej nisjes së pandemisë paratë e kyçura në banka nga shqiptarët kanë ndjekur një trend gjithnjë e në rritje për shkak edhe të pasigurive të mëdha, vendosjes së karantinës për rreth tre muaj në vend por edhe prej bllokimit të lëvizjes drejt shteteve të tjera çka ka sjellë pamundësi për të kryer shpenzime.

Euro vijon të jetë monedha e preferuar për kursimet pasi edhe gjatë nëntorit dominon totalin e depozitave në banka kundrejt monedhës vendase. Megjithatë në raport me tetorin ka shfaqur një rënie të ndjeshme.

Të njëjtin trend në rënie këtë periudhë kanë ndjekur edhe kursimet në lekë duke zbritur në fund të nëntorit në 529 miliardë lekë, nga 532 miliardë sa ishin në tetor.

Me gjithë tkurrjen, totali i depozitave të reja bankare përgjatë nëntorit i individëve dhe bizneseve arriti në rreth 2.4 miliardë euro./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori