Italia do të asistojë prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit dhe verës për të rritur cilësinë e produkteve, me qëllim për të shtuar prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Ministri Italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, në një intervistë për RTSH, tha se vendi fqinj dëshiron të ketë gjithnjë e më shumë një Shqipëri brenda Evropës dhe aleate me Italinë.
“Shqipëria mund të bëhet një zonë kyçe ku mund të zhvillohet aktiviteti tregtar, por edhe territor kalimi duke parë stabilitetin që ofron në rajonin e Ballkanit. Kjo mund të arrihet duke implementuar dhe zhvilluar potencialitetin që ka Shqipëria për popullin e saj dhe për sipërmarrësit italianë që duan të investojnë në fushën e agro-bujqësisë, vajit të ullirit, verës, djathërave apo edhe produkteve të tjera”.
“Nëse ne do të arrinim të rritnim prodhimin shqiptar duke rritur edhe cilësinë, ne mund të blemë edhe më shumë vaj shqiptar duke e vendosur atë në tregun italian. Italia është prodhuese ekselente e vajit të ullirit, por ka edhe mungesë në tregun italian të vajit vendas. Duke qenë që Shqipëria është në të njëjtin paralel si Puglia, rajon ekselent në prodhimin e vajit të ullirit, ky mund të jetë një element për ta përvetësuar eksperiencën pugliese në Shqipëri. Përfaqësuesit më të mëdhenj të botës agro-bujqësore në Shqipëri erdhën në Tiranë. Po ashtu pjesë e takimit ishin edhe konfiderata italiane e bujqësisë dhe shumë përfaqësues të të gjitha fushave që lidhen me bujqësinë. Kjo sjellë të gjithë eksperiencën tonë në ndihmë të prodhuesve shqiptarë”, tha Lollobrigida.
Italia në 30 vitet e fundit ka qenë një prej vitrinave më të rëndësishme në transferimin teknologjik në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit, por veçanërisht në bujqësi. Shqipëria është një eksportues i rëndësishëm rajonal i produkteve të freskëta, tashmë me më shumë se 500 mln dollarë eksporte për vitin 2022.
Në të gjithë vendin është i shpërndarë një rrjet prej më shumë se 400 pika grumbullimi, të cilat drejtojnë produkte të freskëta në më shumë se 82 destinacione në botë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi