Shqipëri – Gjeorgji, formacionet zyrtare (Foto)

Miqësorja e sotme Shqipëri-Gjeorgji është e fundit që Kombëtarja do të luajë në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi në muajin janar impianti aktual pritet të prishet dhe më pas të ndërtohet “Arena Kombëtare”.
Në dy vitet e fundit ndeshjet miqësore dhe ato eliminatore, Shqipëria i ka luajtur në “Elbasan Arena”, pasi “Qemal Stafa” nuk i plotësonte kushtet e vendosura nga UEFA.
Arlind Ajeti dhe Frederik Veseli do të jenë dy qendërmbrojtësit kuqezi kundër Gjeorgjisë. Në krahet e mbojtje4s do të luajën Andi Lila dhe Ansi Agolli.
Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë me dy sulmues të deklaruar, pikërisht Armando Sadikun dhe Shkëlzen Gashin.
Mesfuhsorët që do t’i përkrahin sulmuesit janë Taulant Xhaka, Sabijen Lilaj, Odise Roshi dhe Ermir Lenjanin.
Cana është lënë pushim për këtë ndeshje.
Telegrafi.com dje kishte raportuar për këtë formacion që do ta hedhë në fushë Gianni de Biasi.






















































