LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese: Për nëntë muaj, 28 vrasje në Kosovë

Shqetësuese: Për nëntë muaj, 28 vrasje në Kosovë
Foto: Ilustrim

Që nga janari i këtij viti e deri në shtator në Kosovë janë regjistruar 28 raste të vrasjeve.

Kosova edhe në nëntë mujorin e parë të këtij viti është përballur me vrasje që kanë ndodhur në qytete të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës që ka siguruar lajmi.net, në vendin tonë në këtë periudhë kohore janë regjistruar 28 raste të vrasjeve.


Sipas Policisë, në të njëjtën periudhë kohore në vitin 2017 në vendin tonë ishin regjistruar 27 vrasje, raporton lajminet.

Përderisa këto statistika të Policisë së Kosovës flasin vetëm për nëntë muajt e parë të këtij viti, vrasjet në Kosovë vazhdojnë të ndodhin.

Rasti më i fundit ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme në Smolicë të Gjakovës, ku 61-vjeçari me inicialet H.A, kishte mbet i vdekur nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Kujtojmë se ngjarja e cila më së shumti tronditi vendin ishte vrasja e dyfishtë që ndodhi më 7 gusht të këtij viti në Brekoc të Gjakovës.

Pjetër Nrecaj më 7 gusht kishte vrarë bashkëshorten e tij 35-vjeçare Valbonën dhe vajzën 8-vjeçare.

Gjykata e Gjakovës më 5 shtator të këtij viti, ndaj Pjetër Nrecajt si i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë, kishte marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori