Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë ranë ndjeshëm të mërkurën pasi treguesit kryesorë ekonomikë sinjalizuan mundësi të qarta për një krizë botërore vitin e ardhshëm.
Treguesit kryesorë të aksioneve në Nju Jork ranë me më shumë se 2 për qind gjatë mesditës. Tregjet evropiane pësuan gjithashtu ulje në të njëjtat vlera.
Pas njoftimeve se SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e një tarifë të re prej 10 për qind ndaj importeve kryesore kineze, Dow Jones, ku tregtohen rreth 30 për qind e aksioneve kryesore amerikane, shënoi një ulje me më shumë se 700 pikë, ndryshe nga një rritje e fortë gjatë ditës së martë.
Analistët thonë se të dhënat e dobëta ekonomike të Gjermanisë dhe Kinës janë shenja paralajmëruese të një ngadalësimi të mundshëm të ekonomisë botërore. Por më e rëndësishmja sipas tyre ishte një përmbysje në të ashtuquajturën kurbë e normave të interesit të bonove amerikane të thesarit, me një periudhë maturimi nga 2 në 10 vjet.
Normalisht, normat e interesit në bonot qeveritare me afat të gjatë maturimi, janë më të larta se ato për periudha më të shkurtra kohore. Por kur ndodh e kundërta sikurse të mërkurën, kjo mund të jetë një shenjë se investitorët kanë shqetësime mbi gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.
Kjo shënon herën e parë të një përmbysjeje të tillë të normës së interesit që nga viti 2005, tre vjet përpara fillimit të krizës amerikane që shënoi rënien më të fortë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh në vitet ‘30.
Kina njoftoi se aktualisht prodhimi i saj në fabrika është më e ulëta në 17 vjet, ndërsa Gjermania, motori më i fuqishëm ekonomik i Evropës, tha se prodhimi i saj ekonomik u tkurr në periudhën prill-qershor. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës