Futbolli i Kosovës zhvillohet në pjesën më të madhe nëpër fusha sintetike kjo pasi mungojnë fushat me bari natyral dhe se shumica e klubeve kanë vështirësi për t’i mirëmbajtur ato.
Por, në shumë raste ka qenë në diskutim kualiteti i fushave sintetike që ndërtohen në Kosovës. Mjekët sportivë kanë thënë për KosovaPress se këto fusha janë shkaktarë i shumë lëndimeve të lojtarëve, por ata kanë shkuar edhe më tutje duke thënë se ato edhe mund të jene kancerogjene.
Por, këtyre konkludimeve iu është përgjigjur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai për KosovaPress ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë fare.
“Kjo nuk qëndron, kjo është fjalë e njerëzve që nuk e dinë, duhet të dihet materia, të shihen dokumentet çfarë ka në atë fushë, të shihet do të thotë letra e asaj fushe dhe nuk qëndron kjo fare. Kjo është fjala e fundit e fushës sintetike dhe aspak nuk është kancerogjene sepse nuk japin as UEFA as FIFA para që fushat të bëhen kancerogjene”, tha Ademi.
Ai shtoi se të gjitha fushat sintetike që janë në Kosovë të ndërtuara nga ana e FFK-së janë të licencuara nga FIFA me licencën FIFA-Pro.
“Të gjitha këto fusha janë bërë me FIFA-Pro dhe ato që e kanë licencës e FIFA-së, FIFA-Pro janë të dëshmuara dhe e dinë gjithçka që duhet pasur. Kjo nuk qëndron absolutisht dhe sa i përket fushave sintetike janë fjala e fundit që bëhet në një fushë sintetike. Tani, a është më e mirë fusha natyrale është krejtësisht e kuptueshme, por fushave tona, ose klimës sonë së Kosovës i duhen fushat sintetike, sidomos për stërvitje për kohën kur duhet ruajtur fusha për ndeshje”.
“Ne këtë e kemi bërë me kërkesën dhe nuk është kjo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën dhe këta ta heqin atë fjalë që e thonë sepse nuk qëndron, as te, mjekët që kanë thënë është kancerogjene dhe as tek të tjerët që kanë thënë është fusha e dobët, cili do lojtarë që thotë. Kjo nuk qëndron absolutisht fare”, ka thënë në fund Ademi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi do t’i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

‘Specialisti i penalltive’, Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania