Ylli i Manchester Cityt, Oleksander Zinchenko ka reaguar pas shpalljes së luftës nga Rusia ndaj Ukrainës, duke u marrë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Tensionet dhe sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës gjatë ditëve të fundit nuk kanë lënë indiferent as sportistët.


Njëri nga ta që ka reaguar tashmë është edhe mesfushori ukrainas i Manchester Cityt, Zinchenko.

Zinchenko ka ardhur me një postim në rrjetet sociale, ku i uron vdekje të tmerrshme presidentit rus, Putin.

“Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ka shkruar Zinchenko në postimin e tij në Instagram.

Zinchenko putin

Zinchenko më vonë ka pretenduar se ky postim i është fshirë nga rrjeti i tij social.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar për shumë bombardime në territorin ukrainas, ku nuk mungojnë edhe viktimat. /Telegrafi/

telegrafi sport app