Ekipi negociator për dialog me Serbinë që nga themelimi po thotë se çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në këto bisedime.
E, këto deklarime kanë ngjallur shpresa më së shumti te familjarët të cilët ende nuk e dinë se ku i kanë trupat e më të dashurve të tyre.
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, thotë se tash e sa vjet diskutohet për të njëjtën temë. Ai shpreh skepticizëm se një gjë e tillë do ndodhë brenda një afati të shkurtër.
“Unë si familjar jam optimist, mirë është që është në rendin e ditës dhe i kanë dhënë prioritet dhe është numër çështja e të pagjeturve sipas informatave, të cilat i kanë thënë kryeministri, kryeministri etj. Mirëpo, a pret familjari apo Bajrami se do kryhen ose do japë Serbia informatat e qarta? Unë besoj se jo shpejt, por do shkojnë edhe shumë e shumë vite”.
“Sa janë të gatshëm të tanët të bëjnë presin Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sa dëshiron Bashkësia Ndërkombëtare të na ndihmojë, t’i jap ultimatum Serbisë, ajo është diçka tjetër, nuk po shoh të gatshëm as nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare as këta ndërkombëtarët, miqtë tanë që janë këtu, se do i tregon Serbisë se ku i kemi më të dashurit tonë”, tha Qerkini, për Ekonomia Online.
Ai thotë se Serbia e dinë se ku gjenden trupat e të zhdukurve për të cilët që nga lufta e fundit ende nuk dihet për fatin e tyre.
Sipas Qerkinit, Serbia dikur i pati mbushur kamionët me trupat e të vdekurve dhe i ka larguar rreth 600 kilometra nga Kosova.
“Të gjitha përvojat që i kemi pasë në takime gjithmonë kanë thënë se do bëhet, kur e them këtë, kam dhënë dokumentacion të veçantë edhe me skica edhe me emër e mbiemër se kush i ka marrë të gjallë, ku i kanë mbushë kamionët me trupa të të vdekurve dhe i kanë dërguar 600 kilometra nga këtu dhe prapë thonë se nuk e dimë ku i kemi lënë. Ka shumë premtime të mëdha, presim shumë prej Brukselit, këta mos të besojnë që Serbia del e u thotë se janë këtu e atje”.
“Kemi informata, por informatat tona nuk shkojnë në vendin ku duhet, nuk na përkrahin ndërkombëtarët. Komisioni qeveritar, grupi punues, grupi dialogues, nuk munden ta shtyjnë problemin pa ndërkombëtarë”, ka thënë Qerkini.
Ai u shpreh se krerët shtetërorë po e përdorin çështjen e të pagjeturve për politikat e tyre, madje sipas tij kjo detyrë dhe përgjegjësi duhej t’i ipej një njeriu human, e jo të përzihet me politikë.
“Vendorët mjerisht iu kanë bashkëngjitë më shumë politikës se sa realitetit dhe e kanë përzi këtë çështje e kanë futë në politikë, e vërtetë që këtë e ka bërë politika, por për çështjen e zbardhjes së fatit të pagjeturve, duhet të jetë një njëri humanitar, pa marrë parasysh se kush është ai”.
“Të gjithë e kanë një fjalim të politikës të cilin ia lënë veç lavdin politikës, lavdin vetës dhe gjithmonë ai del i pafajshëm. Nuk mund të themi vetëm duke pritur nga ndërkombëtarët pa punuar edhe vetë pak në shtëpinë tonë”, ka thënë Qerkini.
Ai tha se Ushtria Serbe ka qenë ajo e cila më së shumti i ka fshehur krimet gjatë luftës së fundit në Kosovë, e gjithë kjo sipas tij me urdhër të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
“Brukseli me siguri do i ketë edhe temat për dëmshpërblim për kryesit e veprës, por unë mendoj që numër një është zbardhja e fatit të të pagjeturve, të gjitha këto tjerat janë etapa të dyta, ne e dimë që Gjermania ende paguan dëmshpërblime, por mos të kapemi në gjëra që ka kohë që duhet të bëhen paditë penale, por duhet së pari të zbardhet fati i të pagjeturve pasi që familjarët po shkojnë, po mbesim me një ankth. Nipi im e din shumë mirë se kush ia ka marrë axhin e tij, e din me emër e mbiemër”.
“Këto janë prioritare për mua, në Bruksel së pari të vendoset kushti të zbardhet fati i ta pagjeturve, Serbia i ka dosjet e ushtrisë dhe policisë, dosjet e policisë i ka hapë, kurse të ushtrisë asnjë. Ushtria e bërë punën më të madhe, që i ka larguar dhe i ka mshefë krimet me urdhër të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Qerkini.
Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1647 familje janë ende duke pritur përgjigje për të dashurit e tyre që janë zhdukur në këtë luftë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame