Shpresa të reja për diabetikët: Është shpikur terapia që e shëron diabetin!

Hulumtimet më të reja kanë treguar që trajtimi i shërimit të debatit të tipit 2, i cili para pak kohësh po aplikohet në SHBA, ka treguar rezultate të mjaftueshme te të sëmurët nga diabeti të kësaj kategorie.
Kjo është shpresë e re për diabetikët, të cilët parashihet që së shpejti do të mund të jetojnë pa barna, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e kompanisë “Fractyl Labs”, e cila merret me hulumtimin e rezistimit të organizmit ndaj insulinës, kanë shpikur terapinë e re për shërimin e diabetit të tipit 2.
Në të vërtetë, ata kanë aplikuar tashmë metodën ekzistuese të “djegies së tumoreve në zorrë”, por e kanë modifikuar për këtë sëmundje.
Procesi i këtillë i regjenerimit të qelizave është i rëndësishëm, sepse qelizat e reja janë të afta që në mënyrë adekuate të përpunojnë glukozën, sepse nuk janë rezistuese ndaj insulinës, ndërkaq vetvetiu bie niveli i sheqerit në gjak.
Terapia mund të përsëritet, prandaj shanset për krijimin e qelizave të reja janë shumë më të mëdha. /Telegrafi/





















































