Nga: Anila Dedaj
Ishte 14 vjeç kur do të shikonte operën e parë të saj. Violeta e “La Traviatas” i ngacmoi Ermonela Jahos emocione të papërshkrueshme, si dhe guximin për të ëndërruar…
“Të paktën një herë në jetë kam për ta kënduar”, mendonte atëherë… Sot numërohen plot 300 herë që ajo i ka dhuruar publikut vendas e atij ndërkombëtar, në skenat më prestigjioze, ato emocione që përjetoi asokohe, madje, edhe më të forta me forcën e saj të pazakontë.
Por, kësaj here “La Traviatën” e veçon midis të tjerash për t’ua rrëfyer dashamirësve, si pjesë e albumit të saj të parë që pritet të dalë në 25 shtator të këtij viti. E ka quajtur “Shpirt i rrallë” (Anima Rara), si për të identifikuar të gjitha rolet e personazheve që ajo ka interpretuar me zemër. Shpirt i rrallë, si sopranoja e njohur italiane Rosina Storchio, pasi muzika, me të cilën ajo interpretoi, shoqëron albumin. Por, mbi të gjitha, “Shpirt i rrallë” si Ermonela Jaho, shqiptarja që u jep një shkëlqim ndryshe heroinave të saj me fat tragjik. Për albumin ka punuar edhe gjatë periudhës së izolimit dhe pritet që të dalë krahas formatit fizik, edhe në atë digjital. Në të do të përfshihen 14 arie, kryevepra të muzikës klasike.
Emocionet që i dha “La traviata”, si opera e parë të cilën mundi të shikojë, i ka krahasuar me ato të dashurisë së parë. Ka qenë kjo operë shkas që e nxiti të merrte vendimin për t’u bërë pjesë e muzikës klasike, ndonëse në moshë fare të re.
“‘La Traviata’ është shumë e veçantë për mua, pasi ka qenë opera e parë që kam dëgjuar. Madje, ka qenë shkaku pse unë vendosa të bëhesha këngëtare klasike. Pasi e dëgjova këtë operë për herë të parë, rashë menjëherë në dashuri me shpirtin e Violetës dhe ëndrra ime filloi. Dëshiroja të interpretoja të paktën një herë në jetë rolin e Violetës. Tani e kam jetuar këtë ëndërr përreth treqind herë. Dhe, çdo herë, në secilin nga rastet që unë kam veshur fustanin e saj, kam zbuluar shpirtin e saj njerëzor të lidhur me shpirtrat tanë njerëzorë”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho.
Ajo tregon se aria e përzgjedhur prej saj do të jetë “Addio del passato” me Violetën e vetmuar, që në fund të jetës përjeton çaste dhimbjeje, zhgënjimi, dhe atë moment të shkurtër gëzimi, që do ta çojë më të lehtësuar drejt fundit tragjik.
“Është një vepër që më bën të rizbuloj veten, shpirtin tim, dhe kjo përbën një nga arsyet se pse unë dua që aria nga ‘La traviata’ të jetë në albumin tim të parë. Ne vendosëm të këndojmë ‘Addio del passato’, arien nga akti i fundit i veprës, për të sjellë atmosferën e lamtumirës që u jepet ëndrrave, jetës. Violeta është tërësisht e braktisur nga Zoti apo shoqëria dhe njerëzit që ajo do. Unë e lidh gjithmonë këtë pjesë me ndjesinë e të arriturit në atë pikë, sa të humbasësh besimin në çdo gjë që ka pasur rëndësi në jetë. Dhe kjo është kaq e trishtë!”, thotë me tej Jaho.
Fati i personazhit të saj, trishtimi që zgjerohet në dhomën e vetmisë, përbën, sipas Jahos, një moment të brishtë, të cilit shumë njerëz s’i kanë shpëtuar dot. “Ne të gjithëve na ka ndodhur të gjendemi buzë greminës dhe kjo është shumë e dhimbshme. Është shumë e dhimbshme që të kuptohesh vetëm pasi ke ikur… siç ndodhi me Violetën. Kam zbuluar veten time në këtë arie, sa herë e kam kënduar. Ndërsa jeta merr rrjedhën e vet dhe unë numëroj eksperienca të reja, kjo arie më bën të reflektoj për secilën prej tyre dhe është kjo një prej arsyeve se pse e pëlqej atë kaq shumë”, thotë më tej sopranoja. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët