Edhe pse lidhja juaj është e qëndrueshme dhe jeni të dashuruar, duhet të dini të kujdeseni për kohën e kaluar me të dashurit tuaj. Marrëdhënia forcohet dhe ndërtohet për ta siguruar një lidhje afatgjatë dhe të lumtur.
Duhet të përdorni truqe të vogla të cilat do t’ju bëjnë të dyve të lumtur dhe do t’ju lidhin me kujtime të bukura të cilat vetëm sa do të kontribuojnë në forcimin e lidhjes tuaj.
Ndodh që lidhjet të futen në monotoni, vjen koha kur e dini që diçka ju pengon (ndonjëherë ju pengon çdo gjë), por nuk e dini pse, për çfarë arsye jeni larguar ashtu.
Kompromisi dhe të lëshuarit pe
Sigurisht që kompromisi është i rëndësishëm, por jo edhe pajtueshmëria e plotë, apo të lëshuarit pe vazhdimisht. Gurutë e dashurisë pretendojnë se është mirë t’i bëni disa nga gjërat të cilat i doni ndaras.
Nëse i dashuri i juaj dëshiron të shkojë në kinema, dhe ju e preferoni më shumë teatrin, mos u pajtoni. Merruni vesh që të shkoni ndaras, le të shkojë ai në kinema me shokët e tij, dhe ju me shoqet në teatër. Më pas, të gjithë mund të takoheni në qytet për pije.
Këndi vetëm për ju
Lidhja dhe martesa mund t’ju çojë në një gjendje ku ndiheni sikur e keni humbur një pjesë të vetes. Duhet ta keni kohën dhe vendin e siguruar vetëm për ju.
Ky vend mund të jetë një dhomë e veçantë ose vetëm një kënd në të cilin ju vetë lexoni, shkruani apo merreni me ndonjë hobi. Ky vend duhet të ndalohet për partnerin tuaj.
Punët
Kohët kanë ndryshuar; femrat nuk janë më të lidhura ekskluzivisht me kuzhinën, ndërsa meshkujt nuk i copëtojnë drutë ekskluzivisht. Çiftet sot zakonisht kryjnë punë njëjtë të vështira dhe ajo që e bëni në shtëpi apo apartament, duhet ta ndani. Këtu marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe mos e lejoni mashkullin që të mësohet me faktin që ju t’i bëni disa gjëra. Transferoni ato tek ai edhe në qoftë se mendoni se nuk mund t’i bëjë si duhet. Do të mësohet.
Komunikimi dhe shoqërimi
Ritualet dhe bisedat e vogla janë ndoshta edhe më të rëndësishmet. Lexoni libra së bashku në heshtje; në qoftë se ju pëlqen muzika, dëgjoni disqe apo albume të reja; bisedoni për tema që ju interesojnë me çaj ose kafe pas punës, bëni gjërat që ju pëlqejnë – së bashku.
Kurrë mos hezitoni të thoni çfarë mendoni, edhe nëse kjo është e kundërta me opinionin e partnerit tuaj. Merrni një qëndrim dhe mbrojeni atë. Një debat i mirë dhe cilësor është gjithmonë i shëndetshëm për një marrëdhënie. (Këtu, natyrisht, nuk mendojmë për grindjet që nuk kanë fund). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri