Edhe Zvicra kishte Schindlerin e vet. Siç zbulohet kohët e fundit, ai ishte një diplomat zviceran përgjegjës për një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit të civilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, në vend që të fitohej njohja për shpëtimin e mijëra hebrenjve, deri vonë ishte harruar dhe neglizhuar.
Në periferi të kryeqytetit të Zvicrës, në Bernë, ka një rrugë të qetë me emrin Carl Lutz Weg. Pyetni kalimtarët se kush është njeriu me anë të cilit u emërua rruga, por askush nuk do të dijë ta shpjegojë.
Në fakt, Weg ishte zëvendës-konsulli zviceran në Budapest, 1942-1945. Ai ishte përpjekur për të ndaluar depërtimin e mijëra hebrenjve nga Budapesti në kampet e vdekjes.
Një diplomat me përvojë Lutz ishte konsulli i parë zviceran i Palestinës gjatë viteve 30-ta të shekullit të kaluar. Pastaj ai u transferua në kryeqytetin hungarez në vitin 1942. Ky vend u bashkua me Gjermaninë në vitin 1941 dhe pastaj, në vitin 1944, nazistët pushtuan Hungarinë.
“Pas pushtimit gjerman të Budapestit, hebrenjtë hungarezë menjëherë u dëbuan në Aushvic”, thotë një ekspert mbi Holokaustin, Charlotte Schallié. Lutz e kuptoi se duhej të vepronte shumë shpejt. Schallié beson se ajo që ka punuar Lutz është e krahasueshme me Schindler, një gjerman që shpëtoi hebrenjtë duke punësuar ata në fabrikat e tij. Si një i dërguar i Zvicrës neutrale, Lutz përfaqësonte interesat e shteteve që mbyllën ambasadat në Hungari, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.
Kjo është arsyeja pse të gjithë ata që kanë qenë të lidhur me vendet që përfaqësuan kanë filluar të vënë nën mbrojtjen zvicerane.
Njëri prej tyre ishte Agnes Hirschi. Ajo u lind në Britani të Madhe dhe prindërit e saj nga Hungaria u kthyen në atdhe, dhe u vendosën në Budapest.
“Nëna ime dhe unë shkova në konsullatën zvicerane. Carl Lutz ishte ulur në një tavolinë të madhe dhe na dha një pasaportë mbrojtëse”, thotë ajo.
Por për të shpëtuar hebrenjtë nga Budapesti, Lutz shkoi një hap më tej. Ai u kërkoi gjermanëve të lejonin që të lëshonte letra diplomatike për të mbrojtur popullin. Ai mund t’i kishte lëshuar 8,000 letra diplomatike.
Por, aty ai mashtroi nazistët. Në vend që për një letër të shpëtojë një person, ai në vend të individëve lëshonte një letër për gjithë familjen. Kur ai arriti në letrën 7.999, ai u kthye në numrin një duke shpresuar se autoritetet gjermane nuk do ta vërenin se ai në fakt e dyfishonte numrin e letrave.
Historianët vlerësojnë se ai shpëtoi në këtë mënyrë rreth 62,000 njerëz, transmeton KosovaPress.
“Është operacioni më i madh i shpëtimit civil gjatë Luftës së Dytë Botërore “, thotë Charlotte Schallié.
Përpjekjet e Lutz shkaktuan zemërimin e zyrtarëve nazistë në Budapest. Ata kërkuan leje nga Berlini për ta vrarë, por kjo nuk ndodhi as njëherë në praktikë. Kur u bë e qartë se Gjermania do të humbiste luftën, operacionet naziste në Hungari u bënë më brutale.
Në vend se t’i dëbonin, filluan t’i vrisnin familjet hebre buzë lumit Danub. Si përgjigje, Carl Lutz vendosi 76 shtëpi të sigurta. Teknikisht, në territorin zviceran, në këto strehimore qëndruan mijëra hebre dhe shtëpi të tilla i vendosi edhe Suedia dhe Kryqi i Kuq, dhe gjithsej në Budapest ishin rreth 120 sosh.
Luftimet zgjatën dy muaj dhe pastaj erdhën rusët. Për Carl Lutz, përfundoi lufta, kështu që ai u kthye në Bernë. Por ardhja në Zvicër ishte një tronditje. Lutz priste që dikush ta mirëpresë atë në kufi, siç kishte thënë disa vite para vdekjes në vitin 1975, por askush nuk ishte duke pritur për të. Në vend që të fitonte mirënjohje pasi shpëtoi jetën njerëzore, ai u akuzua për tejkalim të autoritetit.
“Ata nuk më falënderuan, por më thanë se isha me fat që kam mbijetuar luftën dhe asnjë ministër nuk erdhi tek unë për të më shtrënguar dorën”, tha Lutz.
“Pse Zvicra ishte kaq mizore ndaj Lutz do të pyesin shumica, por arsyeja tjetër është se rusët në Budapest arrestuan diplomatë të tjerë zviceranë, kështu që prioritet ishte kthimi i tyre urgjentisht. Arsyeja e dytë është se zviceranët urrejnë heronjtë”, thotë historiani Francois Wisard, transmeton KosovaPress.
Carl Lutz ka marrë nderime në shumë vende: Izrael, Gjermani, Hungari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe këtë vit ai do të marrë në Ministrinë zvicerane të Punëve të Jashtme dhe një hapësirë do të quhet sipas tij. Përkundër gjithë kësaj, shumica e zviceranëve do të kujtojnë ende Carl Lutz duke pyetur: ‘Kush është ai?’
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-21-780x439.png)
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
![Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_13-19-780x439.png)
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin
![Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-143-780x439.jpg)
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë