Shpëtohet macja që kishte ngelur në shtyllën e rrjetit elektrik në Prishtinë (Video)

Është dashur intervenimi i ekipit të shpëtimit, për ta shpëtuar një mace, që kishte ngelur në një shtyllë të rrjetit elektrik në kryeqytet.
Në lagjen "4 Llullat" në Prishtinë sot është intervenuar nga një ekip me autovinç për ta shpëtuar një mace, e cila nga orët e hershme të mëngjesit kishte ngelur në një shtyllë të rrjetit elektrik.
Në videon që e ka siguruar Telegrafi shihet momenti i intervenimit për shpëtimin e kësaj kafshe. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































