LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i rasteve të reja me COVID-19 e vë Australinë në ‘fazën e re’ të pandemisë

Shpërthimi i rasteve të reja me COVID-19 e vë Australinë në ‘fazën e re’ të pandemisë

Udhëheqësit australianë do të zhvillojnë një takim urgjent të hënën pas një rritjeje të rasteve me Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një reagim i tillë vjen pas një shpërthimi në Sidnei i lidhur me variantin shumë ngjitës Delta.

Rastet janë regjistruar gjithashtu në Territorin Verior, Queensland dhe Australinë Perëndimore.


Zyrtarët thonë se është një “kohë kritike” për vendin, i cili ka mbajtur numrin e rasteve të ulët me mbylljen e kufijve dhe bllokimet.

Dhe siç vënë në pah mediat, kjo është hera e parë në muaj që rastet shfaqen në shumë pjesë të vendit në të njëjtën kohë.

“Unë mendoj se po hyjmë në një fazë të re të kësaj pandemie, me llojin më ngjitës Delta”, ka thënë të hënën Josh Frydenberg.

Ndërkohë bëhet e ditur se rritja në infeksionet me Covid-19 ka nxitur bllokime në qytetet e Sidneit dhe Darvinit, si dhe kufizime në të katër shtetet.

Situata mbetet më shqetësuese në Sidnei, ku rreth pesë milion banorë i nënshtrohen një urdhri për të qëndruar në shtëpi.

Situata mbetet më shqetësuese në Sidnei, ku rreth pesë milion banorë i nënshtrohen një urdhri për të qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori