Punëtorët e lënduar në shpërthimin që ndodhi në Termocentralin” Kosova A” në Obiliq, e të cilët kishin pësuar lëndime të lehta, po kërkojnë shokët e tyre te QKUK-ja. Njëri ndër ta është Nuredin Dardhishta, punëtor i KEK-ut nga Kaçaniku, i cili kishte pësuar lëndime të lehta. Teksa tregon për ngjarjen e tmerrshme që u kishte ndodhur, pak shpreson që do ta gjejë të gjallë shokun që kërkon.
“Po e pres shokun. Po pres një përgjigje për ta. Ishalla do Zoti është gjallë. S’kam informatë për të. Hala në Obiliq janë krejt. Jam kanë diku 4-5 metra larg tij. Unë jam kanë me një dhomë, ai në korridor. Jo, nuk e kam pa. Kom dashtë me u ofru me i ndihmu, po s’mujsha se veç eksplodojke aty. S’u dike çka po ndodh. Jam largu unë edhe ma s’di çka ka ndodh aty. Më kanë marrë më kanë qu në Obiliq aty në emergjencë. Prej aty më ka pru këtu njëri, me kerr privat të vetin. Tash s’po di qysh me thënë. Unë mirë po kolegu po më dhimbet. Ai s’po besoj që është gjallë. Mendja s’po ma merr”, thotë Dardhishta.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ,e quan këtë një tragjedi për punëtorët kosovarë, pasi që siguria në punë nuk është në nivelin e duhur.
“Dhashtë Zoti të mos kemi ndonjë rast tjetër”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, thekson se ndihet i prekur dhe i shqetësuar, pasi që punëtorët e KEK-ut, me të cilët ka punuar së bashku 30 vite, i konsideron si familjen e tij.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tregon se gjendja e të lënduarve nuk është e rëndë. Ndërsa, pohoi se shumë familjarë kanë qëndruar tek QKUK-ja , pasi që supozojnë se familjaret e tyre në momentin e shpërthimit kanë qenë në vendin e punës.
Izet Mustafa, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, shpreson që me këtë numër të personave të lënduar dhe të vdekur, kjo histori e keqe e KEK-ut të marrë fund. Mustafa thotë se probleme teknike ka çdoherë në KEK, mirëpo nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik të tillë. Megjithatë, shton se siguria në punë duhet të jetë e shtuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite