Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 ka shpërthyer tritol në një lokal në Lezhë, mirëpo nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Siç raporton mediat loali është në pronësi të 47-vjeçarit, I.M, i cili prej vitesh operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.


Nga pamjet e kamerave të sigurisë burime bëjnë me dije se ka qenë një person i cili ka vepruar i vetëm në hedhjen e tritolit.

Nga kamerat dallohet të ketë qenë në këmbë autori, por ende nuk është e qartë nëse ka mbërritur më parë me makinë në vendin e ngjarjes pasi në lagje është një bllok pallatesh ku ka dhe biznese dhe lëvizin shumë automjete.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. /Tch/Telegrafi/