Një shpërthim vullkani në Indonezi ka shkaktuar anulime të shumta fluturimesh drejt dhe nga Bali, si dhe nga aeroporte të tjera lokale.

Vullkani Mount Lewotobi Laki Laki shpërtheu të martën pasdite, duke ngritur një re hiri të dendëruar deri në 10,000 metra lartësi, e cila ishte e dukshme deri në 150 kilometra larg, përcjell Telegrafi.


Disa shpërthime të tjera gjatë mbrëmjes dërguan hiri deri në 5,000 metra lartësi.

Të mërkurën në mëngjes, vullkani shpërtheu përsëri me një re hiri prej 1,000 metrash, ndërsa instituti i vullkanologjisë në Indonezi ngriti nivelin e alarmit në maksimum.

Zona e rrezikut u zgjerua në 8 kilometra rreth kraterit dhe disa banorë nga fshatrat përreth u detyruan të evakuohen.

Hiri dhe mbeturinat ranë edhe jashtë zonës së rrezikut, duke prekur fshatra si Boru, Hewa dhe Watobuku.

Nuk janë raportuar viktima deri më tani.

Megjithatë, janë anuluar më shumë se 20 fluturime, duke përfshirë linjat ajrore që lidhin Bali me Australi, Malajzi, Indi dhe Kinë. /Telegrafi/