Shpërthen një bombë gjysmëtonëshe në Beograd, dridhet i gjithë qyteti (Foto/Video)

Një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore që është gjetur në vendpunishten “Beogradi në ujë” është çaktivizuar sot rreth orës 9 në Beograd.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, neutralizimi i bombës ka zgjatur rreth 10 minuta, para së cilës është dëgjuar një sirenë alarmi, dhe gjatë shpërthimit janë ndier edhe lëkundje të lehta në Beograd.
Bëhet e ditur se gjatë asaj kohe, askush nuk është lejuar që të afrohet më afër se 500 metra nga vendi i ngjarjes, por shpërthimi i "monstrës" prej gjysmë ton, me 250 kilogramë eksploziv në të ka mundur të shihet edhe nga ana tjetër e lumit dhe nga pjesë të tjera të qytetit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































