LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen Labi, 2Ton nuk lejohet të këndojë në Prishtinë

Shpërthen Labi, 2Ton nuk lejohet të këndojë në Prishtinë

Labinot Tahiri ka befasur me një status në profilin e tij duke shkruar për tema ndryshe nga që e kemi parë së fundmi.

Këngëtari i njohur e ka përmendur emrin e 2Ton dhe disa kolegëve të tjerë, të cilëve sipas tij po u ndalohen koncertet në Prishtinë.

Lexoni të plotë postimin e këngëtarit:

Le ta lexojnë mirë disa menaxherë të diskotekave mirë këtë shkrim, po ua shkruaj edhe për respekt, por edhe për t’ua kujtuar se si isha korrekt me ta dhe disa kolegë të tjerë.Me 2 Tonin për Zvicër në Gjenevë sonte sëbashkuKur dikush mundohet ta ndal një këngëtar si 2 Tonin për ta bllokuar që mos të këndojë në Prishtinë!! Çudi ë!!! Një klan i disa “menaxherëve”kur mundohen ta fshehin dashurinë e a tij publiku i cili e duan pa mas këtë djalë GJIGANT, por që e kanë të kot ta ndalojnë sepse një gjë të tillë nuk munden ta bëjnë asnjeri dhe kurrë! Sot, po mundohen ti bllokojnë shumë këngetar, si shembull: Genen, Mua Labinot Tahirin, 2 TONIN, ERMAL FEJZULLAHUN, SINAN VLLASALIUN e shumë të tjerë, por ju tregoj një gjë mos ta harrojnë: se mua dhe ata të cilët i do PUBLIKU E POPULLI, mund ti ndaloj vetëm publiku dhe populli. Kurrrrrrrrrrrë nuk mund ti ndalojnë disa menaxherë të cilët mund ti urrejnë disa këngëtarë, e disa ti fusin në lista për të kënduar aty ku ato vende kanë ekzistuar falë performancës sime dhe të atyre kolegëve të cilët i kishin në mbrëmjet e tyre.Shumë nga ata pronarë dhe menaxherë na lutshin me muaj e me vite për të na marrë në mbrëmje, dhe ndonjëherë kur nuk kalonim mirë u’a ulnim çmimin për korrektësi e sot bëjnë këso lojnash, por me ne jooooo. Kurrë.Ndoshta edhe nuk kanë para për të na paguar, mund të ndodh edhe kjo…..! Labinot Tahiri në mbështetje të shumë kolegëvePrishtina, dhe qytetet të tjera, janë të popullit, e jo të individëve! Diskotekat mbyllen por ne jemi të popullit. Zeri im dhe i kolegëve jeton me vite.