LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen kanalizimi në një lagje në Fushë Kosovë, banorët të frikësuar se mos paraqitet ndonjë sëmundje

Shpërthen kanalizimi në një lagje në Fushë Kosovë, banorët të frikësuar se mos paraqitet ndonjë sëmundje

Shumë qytete në Kosovë kanë problem me rrjetin e kanalizimit. Reshjet e shiut gjithnjë shkaktojnë telashe të kësaj natyre në disa zona.

E me një problem të tillë po përballen edhe banorët e rrugës “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Ata ankohen se po rrezikohen edhe nga paraqitja e ndonjë sëmundje për shkak të ujërave të zeza të cilët sa herë që ka të reshura dalin mbi sipërfaqe.


“Ka kohë që sa herë të ketë të reshura rruga kthehet në këtë formë. Uji që del nga kanalizimi merr edhe bodrumet e banesave. Duke parë që edhe kazanët e mbeturinave janë afër, frikësohemi për përhapjen e ndonjë sëmundje”, ka thënë për Telegrafin, Arlinda Haxhimusa banore në këtë lagje.

Përveç vështirësive në qarkullim që ua shkakton ky problem, banorët ankohen edhe për kundërmim e kjo si pasojë edhe e mbeturinave.

“Kemi kontaktuar autoritetet përkatëse, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë veprim. Kjo është rrugë kryesore ku kalojnë shumë vetura, por edhe fëmijët i dërgojmë në shkollë. Era është e rëndë pasi edhe mbeturinat janë afër. Shpresojmë që të vijnë ta zgjedhin sa më parë këtë problem”, ka thënë për Telegrafin, Shaban Grajqevci gjithashtu banorë në këtë pjesë.

Kujtojmë se me probleme të tilla nuk ballafaqohen vetëm banorët e Fushë Kosovës, probleme të tilla ka edhe në qytetet tjera e sidomos në kryeqytet ku shpesh herë kemi parë që si pasojë e reshjeve janë vërshuar rrugët dhe qarkullimi në to ka qenë shumë i vështirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori