Shpërndanin kanabis dhe kokainë, arrestohen pesë persona në Tiranë

4:"Edda
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Supplier 5” ku janë arrestuar pesë persona.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit N.S. 24 vjeç, K.L., 25 vjeç, L.H., 32 vjeç, S.K. 19 vjeç, M.L. 25 vjeç të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia gjatë kontrollit të banesës së shtetasve S.K. dhe M.L., u gjetën sasi kanabisi.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të Noel Sefës u gjetën sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































