LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen vizatimet më të mira që për temë kanë çështjen e korrupsionit

Shpërblehen vizatimet më të mira që për temë kanë çështjen e korrupsionit

Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe ekspozita “Gara për vizatimin më të mirë që për temë ka korrupsionin”.

Gjatë kësaj ceremonie, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni.

Më 25 nëntor u përmbyll gara për vizatimin më të mirë, që u organizua në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.


Gjatë javëve që gara ishte e hapur, organizatorët pranuan afro 650 vizatime nga nxënës të të gjitha moshave, shkollave dhe komunave nga mbarë Kosova. Punimet u vlerësuan nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion, UNDP-së dhe profesionistë të pavarur.

Nga gjitha vizatimet e pranuara, janë përzgjedhur 12 më të mirat të cilat edhe do të shpërblehen me nga një  iPad. Vizatimet fituese janë vendosur edhe në kalendarin për vitin 2018 i cili do t’i shpërndahet të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie, e poashtu më vonë edhe institucioneve të ndryshme.

Përveç vizatimeve të përzgjedhura, të ftuarit do të kenë rastin të shohin edhe ekspozitën me të gjitha punimet më të mira të kësaj gare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori