Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nuk po tregojnë vullnet që t’i përmbyllin me epilog projektligjet dhe pikat e papërfunduara në agjendën e këtij institucioni, duke pritur që vendimi i ardhshëm të jetë shpërbërja e Kuvendit dhe caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.
Një situatë të tillë, sipas deputetëve, e imponon dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Andaj, sipas deklaratave të përfaqësuesve të partive që përfaqësohen në pushtet, tani pritjet janë se çfarë nisme do të ndërmarrë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nga gjendja e tanishme politike, Kuvendi duhet të mblidhet vetëm për të shpërbërë vetveten dhe se sipas tij, pas dorëheqjes së kryeministrit, nuk mund të ketë më as procedim të ligjeve të mbetura.
“Nuk ka më kushte që të vazhdohet më tutje dhe në bazë të vlerësimeve edhe të përfaqësuesve të partive politike, konsiderohet se tani Kuvendi është në fazën e fundit kur duhet të përgatitet për të shkuar në zgjedhje, prandaj gjasat janë që të caktohet data e zgjedhjeve dhe pastaj të krijohet Qeveria e re, Kuvendi i ri dhe të vazhdojë puna”, tha Isufi.
Puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në periudhën e parë të këtij viti, sipas raporteve të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e këtij institucioni, është e mangët dhe pa rezultate. Në rast të shpërbërjes, procedurë kjo që mund të pasojë dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës dhe rënien e Qeverisë, kjo përbërje e Kuvendit, mes tjerash, sipas organizatave që kanë monitoruar punën e Kuvendit, do të mbahej në mend për nivelin e ulët të monitorimit të zbatimit të ligjeve.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka përmendur mundësinë e vazhdimit të punës së Kuvendit, qoftë edhe për një seancë të vetme për përmbylljen e pikave në procedurë, duke u fokusuar vetëm në zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, partitë politike duhet të mblidhen në Kuvend për ta shpërbërë atë.
“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, unë po e jap opsionin për faktin se është në interesin e çdo partie politike që të mos i mundojmë qytetarët përmes nocioneve të cilat shpesh herë janë spekulative, por të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Veseli.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar nga PSD, Dardan Sejdiu, tha se as nuk ka mundësi e as kushte që të vazhdohet puna në Kuvendin e Kosovës. Edhe Sejdiu ka deklaruar se tani nevojitet vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve.
“E kemi një situatë politike e cila pak a shumë është e qartë. Subjektet politike pas dorëheqjes së kryeministrit janë shprehur që duhet të ecin drejt zgjedhjeve dhe nuk besoj që ka ambient politik për të trajtuar ndonjë temë para zgjedhjeve”, tha ai.
“Kemi një ish-kryeministër, një Qeveri të dorëhequr dhe kemi të gjitha subjektet politike në Kuvend të cilat flasin për zgjedhje. Në këtë kontekst, në këso rrethana politike, do të ishte naive të mendohet që deputetët do të mund të vepronin përkundër këtyre deklarimeve. Pra, duhet të shkohet në zgjedhje sa më parë”, tha Sejdiu.
Kuvendi i Kosovës, sipas rregullores së punës, në muajin gusht e ka të paraparë pushimin veror. Deputetët në vazhdimësi janë kritikuar për mosangazhim të duhur dhe mosrealizim të planeve të punës në bazë edhe të Rregullores së Kuvendit.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, por edhe organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e këtij institucioni, kanë deklaruar së fundmi se jo që nuk janë miratuar ligjet sipas dinamikës së paraparë, por edhe ato që janë miratuar, nuk po mbikëqyren nëse po zbatohen apo jo. Kurse partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës konsiderojnë se mungesa e shumicës parlamentare dhe e legjitimitetit për të udhëhequr me institucione, e ka pamundësuar funksionimin normal të kësaj legjislature. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?