Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa media lidhur me shpenzimet e parave për pajisje për efiçiencë nga ana e qytetarëve.
Ministria e Ekonomisë thotë se në artikullin e publikuar në RTV Dukagjini thuhen shumë të pavërteta për procesin e subvencionimit të masave të efiçiencës së energjisë për qytetarët (familjet) dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Ju njoftojmë se i gjithë procesi i subvencionimit të efiçiencës së energjisë ka kaluar përmes një transparence të plotë, pa keqpërdorime, nga i cili proces kanë përfituar qytetarët, ku janë arritur rezultate të dukshme në kursimin e energjisë, pasi qytetarët dhe bizneset janë pajisur me pajisje efiçiente, duke paguar më pak për to”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i ministrisë pa ndërhyrje:
Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, duke iu referuar lajmit të transmetuar në RTV Dukagjini me datë 08.06.2024 dhe më pas publikuar nga portale tjera se kinse mjetet e ndara për Subvencionimin e Efiçiencës së Energjisë nuk janë përdorur nga qytetarët për qëllimin e përcaktuar, Ministria e Ekonomisë (ME) lëshon këtë:
Reagim/Demant:
Në kronikë thuhen shumë të pavërteta për procesin e subvencionimit të masave të efiçiencës së energjisë për qytetarët (familjet) dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të shpallura nga Ministria e Ekonomisë me mbështetje të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në kronikën e transmetuar më datë 08.06.2024, thuhet se Ministria e Ekonomisë nuk ka kthyer përgjigje, por në fakt në adresën elektronike të gazetarit të TV Dukagjini, nga i cili janë paraqitur pyetjet, ME-ja ashtu siç ka premtuar edhe është përgjigjur me datë 07.06.2024 në orën5:45.
Ju njoftojmë se i gjithë procesi i subvencionimit të efiçiencës së energjisë ka kaluar përmes një transparence të plotë, pa keqpërdorime, nga i cili proces kanë përfituar qytetarët, ku janë arritur rezultate të dukshme në kursimin e energjisë, pasi qytetarët dhe bizneset janë pajisur me pajisje efiçiente, duke paguar më pak për to.
Ministria e Ekonomisë shpalljen e thirrjeve publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë, e ka bërë përmes konferencave, takimeve me qytetarë e përfaqësues të bizneseve dhe përmes fushatave informuese në media e rrjete sociale.
ME ka pasur një bashkëpunim të mirë me mediat gjatë tërë këtij procesi, për çka i falënderojmë, pasi që çdoherë kanë treguar gatishmëri që t’i përcjellin konferencat e organizuara, kanë ndarë hapësirë televizive në mënyre që qytetarët të njoftohen sa më shumë për thirrjet dhe i kanë publikuar komunikatat e dërguara nga Ministria e Ekonomisë.
Po ashtu ME-ja ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të njoftohen sa më mirë qytetarët për thirrjet publike, ka pasur ekipet në “shtëpizën” e vendosur para ME-së, janë shfrytëzuar të gjitha kanalet zyrtare të ME-së, ueb-faqja, rrjet sociale, broshurat dhe materiale tjera njoftuese.
Të gjitha thirrjet janë shpallur në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/#c9b449013775d1bd0
Përgjigja që i është dërguar gazetarit të RTV Dukagjini:
I nderuar,
Komisionet për verifikim kanë bërë verifikimin në terren të përfituesve, përfshirë edhe rastet që nuk e kanë kompletuar dokumentacionin dhe dorëzuar me kohë. Deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast i cili nuk e ka përmbushur obligimin.
Verifikimi në terren është bërë teķ aplikuesit për subvencionim të pajisjeve për ngrohje dhe pajisjeve elektroshtepiake.
Ju njoftojmë se, puna e komisioneve të verifikimit do të vazhdojnë deri në përmbyllje të procesit.
Andaj, me mirësi lusim Radio Televizionin Dukagjini dhe mediat tjera të cilat e kanë shpërndarë lajmin, të reagojnë duke përmirësuar kronikat e tyre kështu edhe duke e informuar opinionin publik korrekt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës