LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore të deklaruara në KQZ

Këto janë shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore të deklaruara në KQZ

Pas dy muajve nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë publikimin e raporteve financiare për fushatën zgjedhore.

Në këto raporte është theksuar se sa para shpenzuan partitë politike gjatë fushatës zgjedhore.

KQZ publikon raportet financiare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit
Lexo po ashtu KQZ publikon raportet financiare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Në bazë të raporteve të publikuara del se LDK ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 451,979,85 euro. E treta për nga shpenzimet del të jetë koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro. PDK për fushatë zgjedhore ka shpenzuar 316,346,32 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro.


Kujtojmë se zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor dhe partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK. Partia e tretë ka dalë PDK, ndërsa e katërta AAK-PSD. Në vendin e pestë është renditur Lista Serbe, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD në vendin e gjashtë.

Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende, pasi ndërkohë vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Shpenzimet e LDK-së gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Shpenzimet e LVV-së gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Shpenzimet e koalicionit AAK-PSD gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Shpenzimet e PDK-së gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Shpenzimet e koalicionit NISMA-ARK-PD gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori