Shpend Ahmeti: Vendi i PDK-së është në opozitë

Kryetari i Prishtinës, njëherit edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se VV nuk do të hyjë në diskutim e as në koalicion me PDK-në si dhe sipas tij është mirë që as LAA të mos e bëjë një gjë të tillë.
“PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë në FB:Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim! Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-ne! Mire është që as LAA të mos shkojë ne kurfarë diskutimi/negociate me PDKnë. PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike.
Nga
Telegrafi
13/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































