LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti tregon projektet që do të realizohen në Prishtinë

Shpend Ahmeti tregon projektet që do të realizohen në Prishtinë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi aktivitetin e radhës me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me qëllim kryesor të njoftimit të bizneseve anëtare të Odës Amerikane me planet e Komunës në lidhje me zhvillimin e qytetit si dhe me të arriturat e deritanishme në sektor të ndryshëm të ekonomisë.

Ahmeti theksoi se Komuna e Prishtinës është bërë iniciatorë si dhe zbatuese e projekteve më të ndryshme të cilat kanë për qëllim përmirësimin e aspektit social si dhe atij ligjor. Theks të veçantë Ahmeti i ka kushtuar projektit për parkingun nëntokësorë në vlerë 12-15 milionë euro i cili do të zhvillohet si rezultat i partneritetit publiko-privat.

Ai ka njoftuar se ky projekt përveç se e fortëson bashkëpunimin me sektorin privat, ai gjithashtu ndikon drejtpërdrejtë dhe në zvogëlimin e numrit të automjeteve të cilat qarkullojnë në brendësi të qytetit të cilat përveç se ndikojnë në ambient edhe u pamundësojnë qytetarëve qarkullimin e lirë në këmbë.


Krahas investimeve në infrastrukturë, Shpend Ahmeti njoftoi të pranishmit me planet kryesore të cilat janë në fokus për tre vitet e ardhshme të cilat përfshijnë zhvillimin e hartës zonale e cila parasheh krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillim të qytetit, zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të shërbimeve si bartës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, si dhe ndërtimin e pesë shkollave fillore në lagje të ndryshme në Prishtinë për të cilat infrastruktura fizike do të zhvillohet në konceptin e partneriteteve publiko-private.

Gjithashtu ai ka treguar se ngritja e kapaciteteve në sektorin e shërbimeve është e domosdoshme duke marrë parasysh rritjen e lartë të kërkesës për shërbime.

Në lidhje me aspektin ligjor, kryetari Ahmeti gjithashtu ceku nevojën për ndërmarrjen e hapave më konkret në mbajtjen e rendit, ku përmendi dhe iniciativën për të konsideruar monitorimin e komunikacionit përmes kamerave dhe pajisjeve të tjera të cilat do të pamundësonin parkimet ilegale si dhe vozitjen e automjeteve me shpejtësi mbi normave të lejuara.

Në vazhdim, bizneset prezente adresuan çështjet të cilat afektojnë operimin e bizneseve të tyre si dhe hapat e ndërmarrë nga Komuna për përmirësimin e ambientit biznesor si dhe vetë ambientit. Theks i veçantë u ngrit dhe mbi iniciativën për lejimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë (10 vjet) e cila cilësohet si e dëmshme për aspektin mjedisor si dhe me implikime shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori