Shpend Ahmeti: Ramiz Lladrovci fitues absolut i zgjedhjeve, sfidoi partinë e vet dhe fitoi

Në episodin më të ri të Përballje Podcast, i përkrahur nga kompania e derivateve EXFIS, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe figurat që, sipas tij, dolën fituese në mënyrë individuale.
Njëri ndër emrat që ai veçoi ishte Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, të cilin Ahmeti e quajti fitues absolut të këtyre zgjedhjeve – jo për numrat, por për mënyrën si e sfidoi strukturën e vet partiake.
“Unë e kisha quajt Ramiz Lladrovcin fitues të këtyre zgjedhjeve. Pra i ka tregu një subjekti politik që nuk mundesh me vendos prej Prishtinës për kandidatin, që strukturat nuk janë krejt në kontroll të partisë që vota nuk mund të kontrollohet pse vendosin këtu në Prishtinë”, deklaroi Ahmeti.
- YouTube youtube.com
Sipas tij, rezultati i Lladrovcit në Drenas mund të nxis debat brenda kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ai ka treguar se mund të fitosh edhe kur nuk je në linjë të plotë me udhëheqjen qendrore. Unë mendoj që tani do ta sfidojë edhe kryesinë në Prishtinë edhe pse nuk mendoj se do të mund t’i shkarkoj apo të bëjë diçka, por legjitimitet ka për me nis një diskutim të tillë”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit, ky lloj suksesi do të ketë ndikim të brendshëm në mënyrën se si PDK-ja do të funksionojë pas zgjedhjeve.
“Nuk them se do të mund t’i shkarkojë ose t’i zëvendësojë dikë në kryesi. Pra edhe PDK-ja e ka këtë problem të Ramiz Lladrovcit më shumë sesa të Vetëvendosjes”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































