Shpend Ahmeti priti Alfred Moisiun

11:"Patrik Domi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Siç njofton Zyra e kryetarit të Prishtinës, në këtë takim kryetari Ahmeti e informoi Presidentin Moisiu për punët e bëra gjatë tërë mandatit në Komunën e Prishtinës, që përkundër sfidave e pengesave u përkthyen në të arritura e suksese.
Nga ana e tij Presidenti Moisiu e përgëzoi Shpend Ahmetin për punën e bërë dhe uroi që zhvillimi i Prishtinës të vazhdojë edhe më tej, ashtu si i ka hije një kryeqyteti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































