LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Nuk iu frikësuam rinumërimit, por mundësive të mëdha për manipulim (Video)

Shpend Ahmeti: Nuk iu frikësuam rinumërimit, por mundësive të mëdha për manipulim (Video)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur edhe një herë rreth procesit të balotazhit në Prishtinë.

Ahmeti në “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se qytetarët e mbrojtën edhe një herë Prishtinën.

“Kjo garë krahasuar me vitin 2013 ka qenë më e vështirë, pasi që ka qenë një garë më shumë për ta rrëzuar VV-në nga pushteti pasi që bëhej fjalë për kryeqytetin”, ka thënë Ahmeti, transmeton Telegrafi.


Ai tutje ka shtuar se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë, ka qenë skandaloz, pasi që sipas Ahmetit rinumërimi vjen pas një numri të madh ankesash apo raportimit të ndonjë parregullsie gjatë ditës së zgjedhjeve.

“PZAP-ja kishte kërkuar edhe rinumërimin e votave me kusht, votave të cilat ende nuk ishin numëruar. Ky vendim ishte pa asnjë bazë ligjore”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se asnjë kuti nuk kishte shkuar në karantinë, dhe se nuk ia kanë pasur frikën rinumërimit por për shkak të mundësive të mëdha për manipulim.

“Ne kemi pasur 12 vëzhgues në QNR që kanë flejtur aty duke i vëzhguar kutitë nga frika për manipulim. Kemi qenë të angazhuar që çdo votë e secilit qytetarë të mbrohet”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fhaFr8KbMgM

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori