Vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nga shoqëria civile po cilësohet si vendim i vonuar dhe nuk presin të ndihmojë në zbutjen e krizës energjetike.
Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thotë për KosovaPress se këto masa nuk pritet të parandalojnë krizën energjetike ose të zbusin dëmin që parashihet të ndodhë për qytetarët e Kosovës.
Duke folur për masat emergjente që do të jenë të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale për 60 ditë të ardhshme, Gjocaj paralajmëron se kriza energjetike në dimrin e ardhshëm do të jetë më e thellë se ajo e vitet të kaluar.
“Masat e miratuara i shohim adekuate deri në një formë, por jo në atë pikë ku të parandalojmë krizën energjetike apo të zbusin dëmin që parashihet të ndodhë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ne tash e sa muaj po propozojmë masa konkrete, rekomandime të cilat po të fillonin të zbatoheshin qysh në përfundimin e dimrit e deri më tani, por edhe në muajt në vazhdim kur temperaturat bien dhe qytetarët fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje, këto masa do të ndikonin në zbutjen e konsumit dhe në zbutjen e dëmit që parashihet të kemi me krizën energjetike.
Në kemi rekomanduar heqjen e TVSh-së për panelet solare, për peletin, për pompat termike dhe subvencionimin e tyre, për shkak se e dimë që këto janë masa të cilat do të shtynin qytetarët të shtonin masat e efiçiencës së energjisë dhe të njëjtën kohë të kthejmë konsumin e tyre kah energjia e gjelbër dhe kështu të reduktojmë konsumin e tyre nga energjia fosile, të cilën sot në Kosovë nuk e kemi të mjaftueshme, për shkak se e dimë që termocentralet ekzistuese nuk mund të prodhojnë aq sa ne kemi kërkesë nga ana e konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thotë ai.
Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë në tregun evropian e cila sipas saj do të ndikojë negativisht edhe në Kosovë gjatë muajve në vijim.
Për këtë ajo tha se qeveria ka propozuar masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji të vlefshme në furnizim me energji të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale deri 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
“Duke e marrë parasysh situatën energjetike në vend dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate qeveria propozon të shpallë masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji të vlefshme në furnizim me energji të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale deri 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Kjo për faktin se kemi një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila do të ndikojë negativisht ngjatë muajve në vijim edhe në Kosovë në masën që ne detyrohemi të importojmë energji elektrike, për më tepër disa shtete evropiane kanë paralajmëruar ndalim të eksportit të vendeve fosile dhe gjatë muajve në vijim posaçërisht gjatë muajve të dimrit pastaj është e pritshme që disa shtete do të ndalojnë edhe eksporti ne energjisë elektrike”, ka thënë Rizvanolli në seancën parlamentare gjatë votimit të këtyre masave.
Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore po paralajmëron krizë më të thellë energjetike për shkak të mungesës së kapaciteteve energjetike në vend dhe importit të lartë të energjisë elektrike.
“Po, do të kemi krizë për shkak se në Kosovë kapacitetet gjeneruese të tanishme nuk janë të mjaftueshme për plotësimin e kërkesës dhe nevojave të konsumatorëve të Republikës së Kosovës. Duke ditur këtë, Kosova bëhet një shtet importues dhe sipas të dhënave nga raportet vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, diku deri 19-20 për qind të energjisë totale në Kosovë importohet nga jashtë. Rrjedhimisht 1/5 e energjisë në Kosovë po importohet e një gjë e tillë direkt preket nga kriza energjetike, edhe qytetarët, për shkak se kur një sasi kaq e lartë e energjisë elektrike importohet, e bën të pamundur evitimin e krizës energjetike për një periudhë kaq të shkurtër”, thotë ai.
Masat e emergjencës të miratuara në Kuvend, ndër të tjera, përfshijnë: masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.
Partitë opozitare nuk i kanë mbështetur masat emergjente, duke thënë se një vendim i tillë nuk ndihmon në furnizim të qëndrueshëm me energji.
Kriza energjetike në Kosovë, rajon dhe në Evropë, është si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, si dhe për shkak të ndalimit të eksportit të gazit nga ana e Rusisë për vendet evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar