Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Dollc – Zahaq. Vlera e parashikuar për katër llote të këtij tenderi është 45,690,000 euro.
Njoftimi për kontratë për tenderin që planifikohet të zgjas tri vjet apo 36 muaj është publikuar më 04.07.2024. Ndërsa më 05.02.2024 në platformën e-prokurimi ishte publikuar njoftimi paraprak.
Për shpalljen e tenderit mbi 40 milionë euro është përdorur procedura e hapur ndërsa kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët.
Sipas dosjes së tenderit, vlera e parashikuar për Lot 1 është 10,687,000 euro, për Lot 2 është 11,970,000 euro, për Lot 3 – 12,515,000 euro dhe për Lot 4 – 10,518,000 euro.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29.07.2024, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
Edhe për një segment tjetër të rrugës Prishtinë – Pejë, më 25.03.2024 ishte nënshkruar kontrata. Për segmentin Kijevë-Dollc ishte nënshkruar kontrata në vlerë 21 milionë euro.
Vitin e kaluar, më 22.11.2023, Qeveria e Kosovës kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Kijevë-Dollc, Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.2 për qind në vitin 2025

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

Bëhu me pronë në bregdet

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe