Shpallet konkursi për pilotë në Armatën e Maqedonisë

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë ka shpallur konkursin e ri për pilotë të rinj të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në konkurs mund të paraqiten të gjithë personat që janë më së shumti 27 vjeç të vjetër, që i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme dhe që kanë motive të forta për të qenë pjesë e forcave ajrore të ARM-së.
Pilotët e ardhshëm do të kenë mundësi të trajnohen në Qendrën për trajnime të pilotëve nga profesionistë të Izraelit dhe Maqedonisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































