LAJMI I FUNDIT:

Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut

Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve dhe për shkak pandemisë dhe rrezikut të përhapjes së COVID-19. Ky vendim do të zgjasë 30 ditë që nga hyrja në fuqi.

“Ky vendim përcakton ekzistencën e një gjendje krize nga një pjesë e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonat e kufirit jugor dhe verior të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe aktivizohet Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës së Menaxhimit të Krizave i cili do të jetë në seancë të përhershme dhe obligohet që të përgatit një plan veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale – teknike të disponueshme dhe një plan për veprim të koordinuar”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut..

Ekzistenca e gjendjes së krizës e përcaktuar me këtë vendim, shtojnë nga Qeveria, do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes së saj në fuqi, ndërsa të gjithë organet e administratës shtetërore janë të detyruara të marrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret e menaxhimit të krizave./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori