LAJMI I FUNDIT:

Shpallen në kërkim për vrasje tre shqiptarë në Angli, policia britanike: 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion

Shpallen në kërkim për vrasje tre shqiptarë në Angli, policia britanike: 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion

Tre shqiptarë në Angli janë shpallur në kërkim për vrasje, ndërsa policia ka deklaruar se ofron 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tyre.

25-vjeçari Kevin Vuçini, 21-vjeçari Brigen Qarrica dhe 22-vjeçari Rrezon Cengu akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023 në Leamington Spa.

Viktima u gjet me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, plagë e cila i shkaktoi vdekjen pas transportimit në spital.


Ofrohet 10 mijë paund shpërblim për person, që sipas mediave britanike, nëse informacioni jepet për të tre shpërblimi arrin deri në 30 mijë paund.

“Këshilla është të mos afroheni me ta, por të kontaktoni policinë ose Crimestoppers nëse dëshironi të qëndroni anonim. Burrat kërkohen urgjentisht nga hetuesit për t’iu përgjigjur pyetjeve pas një vrasjeje në Leamington Spa të enjten, 10 gusht 2023”, njoftojnë autoritetet./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori