Mbrëmë (e hënë) është shënuar nata e parë e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës së RTSH.

Në kompeticionin muzikor u prezantuan plot 25 këngë, ndonëse një më pak për arsye se artistja Manjola Nallbani vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të disa arsyeve shëndetësore.


Ndërkaq sot (e martë) siç bëhet e ditur, të gjitha këngët do prezantohen në transmetim në një variant akustik, përkundër se është marrë vendimi i jurisë për 18 finalistët e nesërm.

Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit 18 këngë të interpretuara nga:

Orgesa Zaimi Festina Mejzini Devis Xherahu Inis Neziri Florent Abrashi Sardi Strugaj Gjergj Kaçinari Rosela Gjylbegu Kastro Zizo Wendi Mancaku Evi Reçi Xhesika Polo Anxhela Peristeri Era Rusi Gigliola Haveriku Viktor Tahiraj Kamela Islamaj Mirud

Theksojmë që nata e dytë e këtij festivali mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social Facebook dhe kanalin e YouTube të RTSH. /Telegrafi/